Dy Ministrat italianë në Serbi dhe Kosovë për të inkurajuar dialogun

“Italia dëshiron të jetë edhe një herë protagoniste e paqes, stabilitetit, rritjes dhe mirëqenies në Ballkan”. 

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani gjatë vizitës së tij zyrtare këtë martë në Serbi dhe Kosovë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

"Italia dëshiron të kthehet në protagoniste të paqes në Ballkan. Ky mision në Serbi dhe Kosovë është fillimi i një strategjie të re të politikës së jashtme. Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur marrëveshje pozitive që garantojnë paqen dhe stabilitetin në rajon" shkruan Tajani në twitter.