Kosova do të marrë liberalizimin e vizave në 1 janar 2024
Edhe pse e kanë shtyrë me një muaj, Kosova ka një datë për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në të 26 vendet e zonës Shengen pa vizë që nga 1 janari i 2024-s.
Qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në 26 vendet e zonës Schengen në fillim të vitit 2024.
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian u pajtuan, që liberat pranuan që liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi në 1 janar 2024.
Siç mësojnë mediet në Bruksel, 1 janari u kërkua nga Spanja, një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Çekia e cila udhëheq bllokun, deri në 1 janar kërkoi që liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi në 1 dhjetor 2023.
Propozimi nuk u kalua në një takim të grupit të punës, për shkak se Spanja, Sllovakia që gjithashtu nuk e njeh Kosovën e më pas Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan shtyrje.
Sipas propozimit të miratuar të martën, liberalizimi i vizave do të ndodhë kur sistemi ETIAS të jetë funksional, jo më vonë se 1 janari 2024.
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Kosova, është shteti i vetëm në rajonin tonë, qytetarët e të cilit nuk mund të udhëtojnë të lirë në 26 vendet e BE-së që përbëjnë zonën Schengen.
Komisioni Evropian, që në 2018-n e ka konfirmuar disa herë se Prishtina zyrtare i ka përmbushur të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë, por disa shtete anëtare kanë shprehur rezerva.
