Kurti: Borrelli hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell pas takimit më Vuçiç.

Ai është shprehur se ai ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Kurti: Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me urgjentë të angazhohemi për marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Afati ka qenë marsi i vitit 2023. Pra, po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje para marsit të vitit 2023. Me keqardhje e them se ndërmjetësit, në këtë rast Borrelli, hoqi dorë nga afati i marsit të vitit 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Mirëpo, sot po them me keqardhje, ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Po e them me keqardhje, sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër gjithashtu, propozimi është i Bashkimit Evropian.