Andoni: Pas trimërimit të Kosovës qëndron pala Amerikane, BE edhe mund ta ngrijë dialogun

Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se situata është delikate na ë Kosovë momentalisht.

Ai tha se në çdo moment të trimërimit të qeverisë së Kosovës, pas qëndron pala amerikane e cila siguron stabilitetin.

Andoni: Situata është shumë delikate. Serbët po kërkojnë që të zhvillohet marrëveshja e Kumanovës. Forcat e sigurisë serbe duhet të jenë brenda një perimetri. Në çdo moment të trimërimit të qeverisë së Kosovës, pas qëndron pala amerikane që do të thotë se ata e bëjnë që Kosova të trimërohet. Ata e dinë se kur futen forcat speciale në veri, futet KFOR-i në veri. As Stolenbergut nuk i intereson që të përfshihet NATO në ngërç.

Duke ditur peshën që kanë Kosova dhe Serbia, politikanët duhet të kuptojnë se janë të papërfillshëm, por debati është shumë i rëndësishëm sepse po i shton një siklet më tepër BE-së, përballë luftës në Ukrainë. Borrell i harron Kurtin dhe Vuçiçin qysh sa dalin nga dera sepse agjenda e tyre është shumë e ngarkuar. Dialogu Serbi-Kosovë, nëse do të vazhdojë kështu, edhe pse shpresoj që të ketë zgjidhje, ka opsion që të lënë të ngrirë.