Dështon dialogu Kosovë-Serbi, DASH: SHBA e zhgënjyer, liderët të bëjnë lëshime
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet.
kërkesa erdhi ditën e djeshme përmes zëdhënësit të DASH Ned Price i cili u shpreh se SHBA ëhstë e zhgënjyer që liderët nuk arritën një dakordësim dhe u bëri thirrje të bëjnë lëshime.
"Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.
I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell
dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidenti Vuçiç do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë.
Ne i bashkohemi BE-së për t'i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.
Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre sipas Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme," tha ai.
