Vuçiç i adresohet kombit për situatën në veri të Kosovës: Situata është e vështirë, në prag konflikti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është drejtuar me një fjalim kombit pas kthimit nga takimi me Kurtin në Bruksel, ku deklaroi se do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen.

Ai tha se do të bisedojë me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq.

"Kemi marrë informacionet më të fundit pak më parë. Situata është e vështirë, në prag të konfliktit, fjalë për fjalë, dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për ne dhe ata duhet ta kuptojnë këtë."

Presidenti kërkoi edhe një herë nga bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë te Kurti dhe të tjerët në Prishtinë vetëm për të ruajtur paqen.