Vuçiçi pas takimet me Kurtin: Për arsye të paqarta, s’kemi arritur marrëveshje me Kosovën
Pas takimet dhe bisedimeve me kryeministrin Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se për çështjen e targave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Presidenti serb tha se sot është e qartë për të gjithë se kush ishte konstruktiv dhe kush përpiqet për paqe dhe stabilitet.
Vuçiç: Sot është e qartë për të gjithë se kush ishte konstruktiv dhe kush përpiqet për paqe dhe stabilitet. Për arsye të paqarta për mua, nuk arritëm absolutisht asnjë marrëveshje. Dua t'i mbledh të gjitha përshtypjet dhe do t'i drejtohem njerëzve tanë. Ne kemi net pa gjumë dhe shumë ditë të vështira përpara. Kur flisni për diçka në të ardhmen, duhet të respektoni marrëveshjet që janë nënshkruar. Ata duan të respektojnë diçka që as nuk është diskutuar. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme.
Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00.
