Dokle: Mbi 8 mijë vrasje për pronat, ligji katrahurë, ligji 7501 ka krijuar abuzime, është i padrejtë
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Namik Dokle u shpreh se është një fatkeqësi e madhe çështja e pronave sepse ligjet janë katrahurë.
Ai tha se nuk është çudi sepse një nga problemet më dramatike në shoqërinë tonë është prona dhe se kanë ndodhur vrasje për këtë çështje.
Dokle: Është një fatkeqësi e madhe çështja e pronave sepse ligjet janë katrahurë. Një ligj ta jep pronën, një ta merr. Po ashtu edhe një politikan të marr dhe një tjetër ta jep. Të gjithë këta abuzojnë me dobësinë e ligjit ose me ligjet e këqija.
Nuk është çudi sepse një nga problemet më dramatike në shoqërinë tonë është prona. Dëgjojmë përditë vrasje. Për çështje të pronësisë janë vrarë mbi 8 mijë persona. Edhe vetë ligji 7501 ka krijuar një shtrat abuzimi sepse ishte një ligj i padrejtë në thelb.

