Dokle: Miqësia shumë e brishtë ndaj zemërimit dhe të këqijave që sjell politika

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Namik Dokle u shpreh se është një provë e pabarabartë mes politikës dhe miqësisë.

Ai tha se miqësia është shumë e brishtë ndaj idhnimit dhe zemërimit ose edhe të këqijave që sjell politika.

Dokle: Është një provë e pabarabartë në kuptimin e politikës dhe miqësisë. Miqësia është shumë e brishtë ndaj idhnimit dhe zemërimit ose edhe të këqijave që sjell politika. Nuk mund ta vësh në provë para politikës.

Po u fute në politikë, sipas shprehjes së zonave tona bën që nën një jastëk të jenë dy hasëm. Të ndodh që me dikë që nuk shkon të rrish.