Itali/ Çifti shqiptar gjendet i vrarë në banesë. Autori ish-bashkëshorti vret veten në fabrike
Një çift shqiptarësh janë vrarë në zonën e Venecias në Itali.
Viktimat janë Mynyvere Karabollaj 37 vjeçe e njohur edhe me emrin e vajzërisë Vera Myrtaj, dhe Flonino Merkuri 23 vjeç.
Policia tha se ata u gjetën të pajetë brenda banesës mbrëmjen e së dielës, 20 nentor, pasi ishin qëlluar me thikë në shtëpinë e tyre në Spinea.
Fillimisht u dyshua për një vrasje brenda familjes ose një akt vetëvrasës, por më pas, ky version është përjashtuar.
Autor i krimit mësohet se është ish burri i 37-vjeçares i cili është gjetur i vdekur në kompaninë Mira, ku besohet se ka kryer vetëvrasje pas ngjarjes së rëndë.
Karabinierët i zbuluan trupat e pa jetë pasi u telefonuan nga vajza e Vera Myrtajt, e cila ishte shqetësuar, pasi nëna e saj nuk po i përgjigjej në telefon që prej mbrëmjes së diel.
Forcat e rendit menjëherë pas telefonatës, kanë mbërritur në banesë rreth orës 22:00. Brenda vendit të krimit hetuesit kanë gjetur një armë zjarri dhe një thikë.
Mediat italiane shkruajnë se në skenën e krimit kishte elemente dyshues për praninë e një personi të tretë I cili pas vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kontakti i fundit i 37 vjeçares Mynyvere Karabollaj me vajzën kishte qenë pas mesdites së diel dhe nga ky komunikim, hetuesit përjashtuan pistën e vetëvrasjes.
Policia ka shprehur dyshime se autori mund të jetë ish burri i 37-vjeçares, i identifikuar si Viron Karabollaj. Ai u shpall në kërkim dhe banesa e tij u kontrollua ndërsa disa orë pas ngjarjes, u gjet i vdekur në kompaninë ku kishte punuar.

