Fotolajm? Shkodra nën pushtetin e ujit, banorët qarkullojmë më çizme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 21:06
Kjo është pamje që vjen sot nga qarku i Shkodrës ku reshjet e dy ditëve fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në toka dhe shtëpi.
Ashtu sikurse mund të shihet edhe nga pamjet një pjesë e madhe e qytetit është nën ujë, përfshirë këtu edhe xhaminë e Plumbit.
Ndërkohë shumë shtëpi gjendet nën ujë, ndërsa uji është futur edhe brenda në shumë prej tyre duke shkatërruar orenditë shtëpiake.
Pavarësisht pranisë së ujit, shumë qytetarë kanë marrë çizmet dhe veshjet kundër ujit dhe mundohet të shkojnë në shtëpitë e tyre, apo tek gjëja e gjallë.
Përpos shtëpive, fatkeqësisht prurjet e mëdha të ujit ditën e djeshme morën me vete edhe urën e vjetër të Bahçallëkut, ndërsa e reja u mbyll nga rreziku.







