Koreja e Veriut, gjembi i perëndimit në lindje" - "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako
Koreja e Veriut, gjembi i perëndimit në lindje" ishte tema e kësaj të hëne në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.
Cako: Koreja e Veriut është gjembi i perëndimit në lindje. Dy koretë janë ndarë në një vend socialist dhe në një vend kapitalist që është i lidhur me vendet perëndimore.
Sipas të dhënave 27% e GDP-së së Koresë së Veriut mendohet se shkojnë për mbrojtje, edhe pse mendohet se mund të shkojnë deri në 60%.
Koreja e Veriut në vitin 2022 ka bërë rreth 40 prova me raketa me rreze të gjata dhe duke u bërë kështu një kërcënim për rajonin deri në Japoni.
Koreja e Veriut tregton në kinë minerale të ndryshme. Burimi tjetër janë asetet që grumbullohen nga shitje e armëve në të zezë me vendet e Azisë në konflikt.
Ndërkohë që shet edhe drogë që mund të jetë burimi më i madh i para, sepse elita botërore merr drogë nga aty.
Dhe faktori i fundit është puna e skllevërve në vendet e tjera, me të cilët ka lidhur kontratë për ta, që janë rreth 10% e fuqisë totale.
