Dokle: Nuk më merr malli për gjithë politikanët, vetëm për ata që bëjnë politikë të ndershme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2022, 21:27
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Namik Dokle u shpreh se jo të gjithë politikanët e kohës së tij i mungojnë.
Ai tha se e merr malli për ata politikanë që kanë qenë me një mendje me të në politikë dhe për një politikë të ndershme dhe me njerëzit.
Dokle: Jo të gjithë të mungojnë. Ne në fakt e kemi në shqip të merr malli dhe nuk më merr për të gjithë. Më merr malli për ata politikanë që kanë qenë me një mendje me mua në politikë. Për një politikë të ndershme dhe me njerëzit dhe për tu zgjidhur hallet atyre.
Më merr për atë lloj politike që fillon në pragun e çdo shtëpie, jo në pragun e ministrive dhe institucioneve. Me shumë nga këta kolegë takohem.
