Telegrafi: Fatura e përmbytjeve rritet nga viti në vit, buxheti për ti parandaluar jo

Roni Telegrafi, ish-zëvendësministër i Bujqëisë, anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, duke folur në Ora News për përmbytjet në veri të vendit, tha se situata është e vështirë por qeveria do të duhet të kishte marra masa.

Në intervistën për gazetarin Everest Dedaj, ai theksoi se edhe pse fatura e përmbytjeve nga viti në vit rritet, buxheti për parandalimin nuk e reflekton këtë.

Telegrafi: Ajo që është absurde në këtë situatë është se fatura çdo vit është më e fryrë se viti parardhës sa i përket dëmeve që sjellin përmbytjet ndërkohë që buxheti për ti parandaluar nuk e  reflekton këtë, ka rritje minimale që shpesh nuk arrin të mbulojë as inflacionin.

Referuar edhe buxhetit për vitin e ardhshëm, Telegrafi tha se fondet e dedikuara për bujqësinë janë më të ulëtat në rajon.

Telegrafi: Buxheti është më i ulëti në rajon, kaq mjafton për të kuptuar sesa të papërgatitur jemi për situata të tilla.Sa më i lartë është buxheti aq më i armatosur je ndaj fenomeneve të tilla. Sakohë buxheti i bujqësisë do të jetë shpërfillës këto situata do të vazhdojnë. Këtë vit është diku 26 mln euro, Maqedonia e Veriut e ka 150 mln euro, Kosova 60 mln euro.