Dokle: Kam një pronë në Durrës që se kam marrë akoma, e manipuloi edhe një deputet i PR-së

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Namik Dokle u shpreh se ka një pronë të tijën në Durrës, të cilën nuk e kam marrë.

Ai tha se ajo pronë ishte 2500 metër katrorë dhe 47 metra larg detit dhe u bënë manipulime, edhe nga një deputet i Partisë Republike.

Dokle: Kam një pronë timen në Durrës, por nuk e kam marrë, asnjë metër. Është një histori, që vëllezërit me thonë pse nuk e more kur isha në politikë. Në vitin 2004-2005 isha zv. kryeministër dhe kisha nën varësi agjencinë e kthimit të pronave, por kurrë nuk i rashë telefonit te drejtorit për pronën time.

Për pronat e qytetarëve kam bërë punën për zbatimin e ligjit që ata të merrnin pronën e tyre. Shumë më quajnë budalla për këtë gjë. Ajo pronë ishte 2500 metër katrorë dhe 47 metra larg detit dhe u bënë manipulime, edhe nga një deputet i Partisë Republike. Aktualisht janë pronarët e trojeve përreth dhe thuhet se kufizohen me pronën e babait tim, ndërsa ajo ka mbetur një vizë.