Digjet banesa në Korçë, fqinjët shpëtojnë nga flakët dy bashkëshortër e verbër

Një banesë u përfshi nga flakët, në fshatin Kuç të Zi në Korçë, pak para mesnatës së 21 nentorit 2021.

Brenda kanë qenë shtetasi Ardian Dyli me bashkëshorten të cilët janë të verbër, dhe fatmirësisht janë shpëtuar nga komshinjtë.

Ishin fqinjët që kanë parë flakët sipër çatisë dhe kanë shkuar menjëherë pranë banesës në ndihmë të dy bashkëshortëve, dhe po ashtu kanë lajmeruar policinë dhe zjarrfikësen.

Deri mbrëmë vonë efektivat e ndihmës kanë punuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Burime nga vendi i ngjarjes, thanë se shtëpia është djegur totalisht dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme. 

Digjet banesa në Korçë, fqinjët shpëtojnë nga