“Çmenduri fasha 800 kWh!” Eksperti: Sektori i keqmenaxhuar, HEC-i i Kosovës nuk bleu tepricën e energjisë
Pak ditë më parë qeveria shqiptare ishte e detyruar të blinte energji për të përballuar situatën në vend ndërsa sot është përballë faktit për ta shitur atë.
Azmer Duleviç ekspert për sektorin energjetik në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth situatës energjetike nw vend.
Si paraqitet situata sa i përket sektorit energjetik?
Azmer Duleviç: Dua që ta ndajmë në dy pjesë. Së pari them që kemi prodhim të energjisë elektrike dhe së dytë është kryekëput një keqmenaxhim sa i përket këtij sektori. Fasha prej 800 kWh nuk do të aplikohet pasi rezervat janë siguruar dhe nëse do të aplikohej do të ishte çmenduri.
Duleviç thotë se ka një keqmenaxhim nga ana këtij sektori.
Azmer Duleviç: Para disa ditësh është siguruar energjia nga data 19 deri më 4 dhjetor me një çmim rreth 228 euro megavat për orë. Sot kemi arritur të shesim 8 mijë e 48 me një çmim prej 82 eurosh. Kjo vjen pasi bursa e energjisë elektrike rezulton që nuk është funksionale. Mungesa e bursës na çon në momentin që jem. Është një keqmenaxhim nga ana e sektorit.
Pse ky çmim?
Azmer Duleviç: Sepse nuk arritëm të shisnim energjinë elektike. Edhe HEC-i i Kosovës nuk pranoi që të merrte tepricën e energjisë sonë, për arsye se i dilte kosto më e lirë ta prodhonte me hidrocentral se ta merrte nga vendi ynë. Nuk dua të aludoj se mund të ketë arsye të tjera. Ky ka qenë reagimi zyrtar se pse nuk e ka marrë.
Ky problem lidhet me moskrijimin e një burse?
Azmer Duleviç: Janë shumë arsye. Energjia e siguruar gjatë 8 muajve të fundit është blerë në datat kur çmim i energjisë ka qenë më i shtrenjtë. Është një situatë e paqartë që të ngre shumë hije dyshimi. Nga muaji tetor kemi marrë dhe 2 TEC-e lundruese. Nuk janë funksional se nuk janë të amortizuar. Me taksat tona po merren 94 mijë dollar në ditë. Mungesa e investimeve, transaksionet e vonuara sjell situatën që blejmë energji me çmim të lartë dhe e shesim me çmim të ulët.
Çfarë po ndodh me hidrocentralet dhe sektorin privat? A i mungon KESH një mekanizëm që të parashikojë kohën pasi para 3 ditësh ka blerë energji?
Azmer Duleviç: Sektori privat ka tani energji maksimale, të paktën ditën e djeshme dhe të sotme. KESH ka një institut që merret me këtë punë. Çdo një orë kryen matjet. Pasi hidrocentralet janë objekte të kategorisë së parë. Në vendin tonë mungon institucioni i dorëheqjes. Askush nuk dorëhiqet, askush nuk mban përgjegjësi. Duhet të shihet dhe në rang ministror se kjo situatë është e pakuptimtë. Dhe kur merren nisma merren më shumë politike sesa për situatën reale.
A do ta ketë problem energjinë Shqipëria muajin e ardhshëm?
Azmer Duleviç: Ne do ta vuajmë këtë problem. Duhet bërë diversifikim i sistemit. Duhen marrë nisma të qeverisë për të pasur nisma për gjetjen e formave alternative të energjisë. Pasi në verë do të varemi nga bursa. Këtu duhet të jetë fokusi. Qeveria thotë se do të merrem me implementimin e skavicës dhe sërish do të varemi nga reshjet.

