Ishin izoluar nga uji, policia evakuon 2 familje në Shkodër, një person dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2022, 15:50
Policia e Shkodrës ka evakuuar 2 familje që ishin izoluar nga uji, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.
Grupi i evakuim-shpëtimit dhe grupi alpin i FNSH Shkodër është njoftuar se dy familje ishin izoluar nga uji dhe se njëri prej pjesëtarëve të familjeve ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Efektivët janë nisur menjëherë në drejtim të tyre, së bashku me mjetet lundruese që FNSH ka në dispozicion për rastet e evakuim-shpëtimit.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e pjesëtarëve të të dyja familjeve, si dhe dërgimin në spital, të njërit prej tyre, i cili pas ndihmës mjekësore u dërgua në banesën e të afërmve të tij.

