Shtohen prurjet në Kaskadën e Drinit. Ka rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Drin

Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet duke vwshtirwsuar situatwn nw shumw zona.

Në kaskadën e Drinit ka pasur rritje të nivelit të prurjeve por nuk flitet për shkarkime. Ka rritje të ndjeshme të nivelit të ujit Drin. Hidrometri i Drinit flet per nje kuote aktuale prej 4.80 metra, ndërsa në Liqenin e Shkodrës kuota është 6.80 metra.

Vështirësitë më të madhe pritet ti ketë në vijim nëse do të ketë shkarkime të Hidrocentraleve, raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.