U dëmtua nga mjeti tip "Pirun" në kokë, humb jetën 60 vjeçari në Fier

Një 60 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Fier në ambientet e punës së tij pasi është dëmtuar me mjet tip "Pirun" në kokë.

“Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip "Pirun" në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton polcia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.