Shqiptarët mes ligjeve dhe kanunit, Ndriçim Kulla sjell librin për mentalitetin juridik shqiptar

Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik, është libri i fundit me të cilin autori Ndriçim Kulla ishte në këtë panair. Rëndësia e kësaj vepre për lexuesit është njohja e rendësish së rregullimit të jetës së shqiptarëve përmes ligjeve dhe kanunit ndër vite.

Botuesi dhe autori i disa Librave Ndriçim Kulla, solli për lexuesin librin  "Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik".

Nga panairi i librit ai ftoi lexuesit të marrin veprën e tij, për të kuptuar se si ndër vite, besa ,fjala e dhënë, kodi juridik zakonor, kanunet, që nga ai i Lekë Dukagjinit  etj,  janë dëshmi e rregullimit të marëdhënieve të jetës dhe të paqes sociale.

“Ky është një libër që nuk trajton thjesht dukuritë zakonore shqiptare, unë e quaj një dukuri mentalitetin juridik shqiptar.”

"Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik" është një vepër për të cilën autori thotë se i është dashur shumë kohë për ta realizuar. Ky libër më tepër vjen si një zgjerim i punës  si studiues dhe hulumtues i literaturës së mendimit shqiptar sidomos atij mendimi që ka qenë kryesisht i ndaluar nga sistemi komunist për arsye politike.

“Është një libër me të ilin kam respektuar metodologji shkencore, në mentalitetin shqiptar besa dhe familja kanë qenë baza, ku janë ato sot?”

Libri i Ndriçim Kullës është voluminoz prej 456 faqesh, në të cilin përfshihen  56 kapituj, hyrjen, parathënien dhe një kapitull në vend të epilogut. Ndriçim Kulla është studiues dhe krijues shqiptar. Njihet si botues, por edhe autor i disa studimeve në fushën e letërsisë dhe mendimit shqiptar.