Bunkerizimi i bashkisë nga Veliaj, Braimllari: Bashkia Tiranë mungesë transparence dhe llogaridhënie
Bunkerizimi i bashkisë nga Erion Veliaj është kthyer tashmë në një shqetësim edhe për organizatat europiane të medias. Deklarata vjen nga deputeti I Partisë së Lirisë Endrit Braimllari I cili thekson se Bashkia e Tiranës ka mungesë të plotë dhe transparence dhe llogaridhënieje.
Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj qëndron në krye të shqetësimit edhe të organizatave mediatike europiane, sa i përket faktorëve të kufizimit të lirisë së medias në vend.
Ky fakt është denoncuar këtë të dielë edhe nga deputeti i Partisë së Lirinë Endrit Braimllari i cili shprehet se misioni faktmbledhës për lirinë e shtypit i përbërë nga 7 organizata ndërkombëtare, të cilat qëndruan në Shqipëri për 2 ditë, shprehu shqetësimin se bashkia e Tiranës vazhdon të shpërndajë materiale informative të parapërgatitura dhe kjo strategji e mbron këtë institucion nga pyetjet kritike nga gazetarët.
Mungesa e transparencës, aksesi në informacion dhe propaganda e shtuar e Bashkisë Tiranë, shprehet Braimllari, mbeten ende një shqetësim sipas organizatave të huaja.
Sipas tij, 80 milionë euro nga buxheti i bashkisë Tiranë shkojnë vetëm per pagat e militantëve të propagandës, pra 80 milion euro nga taksat e qytetarëve për të ushqyer me propagandë dhe mashtrim qytetarët e Tiranës.
Endrit Braimllari vijon më tej me akuzat e tij duke u shprehur se me një “ushtri” të punësuarish me paratë e qytetarëve të Tiranës Veliaj vijon çdo ditë të serviri mediave materiale të gatshme dhe që nuk paraqesin dhe fshehin realitetin në Tiranë, duke diktuar në të njëjtën kohë edhe informacionin qe kërkon të shpërndajë në media.
Partia e Lirisë deklaron se do t’i japi fund bunkerizimit të bashkisë dhe do kthejmë llogaridhënien, këshilli bashkiak do të jetë i qytetarëve.

