Zjarr në zonën e Radhimës, rrezikohen nga flakët godinat turistike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2022, 12:58
Një zjarr ka rënë në zonën e Radhimës. Kjo zonë është me bimësi, shkurre dhe pemëtari.
Zjarri i favorizuar dhe nga era po përhapet me shpejtësi.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i zjarrfikëses që po ndërhyn.
Pranë zonës ku ka rënë zjarri ndodhen dhe disa godina që shërbejnë si hotel gjatë sezonit turistik.
