Organizohet ceremonia në nderim të festave kombëtare të Shqipërisë në Mynih të Gjermanisë

Në Mynih të Gjermanisë në sallën e festive të Akademisë së Artistëve u organizua ceremonia në nderim të festave kombëtare të Shqipërisë.

Me angazhimin e  Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe konsull Arten Hanku në bashkëpunim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Wyrzburg  Markus Scheuman, morën pjesë presidenti I qeverisë së Bavarisë së sipërme Konrad Schober , drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës Sonila Hysi, përfaqësues të trupit diplomatike, të medias, biznesit dhe komunitetit shqiptar.

Festa ishte konceptuar edhe si një aktivitet për promovimin e artit, turizmit, kulturës dhe traditave të vendit tonë.

Për të pranishmit interpretuan artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ndërsa një fragment i dramës Burrnesha u soll me kontributin e regjisores Valbona Xibri dhe aktores ukrainase Maria Maschenko.

Gjithashtu edhe violinist Rubens Turku dhe kolegia e tij pianiste Tatiana Chernichka dhe grupi I valleve të shoqatës Iliria sollën moment festive.