Shkodër/ Lagjja Ajasëm e tëra nën ujë, pamjet e marra nga lart

Lagjja Ajasëm e Shkodrës është e gjitha nën pushtetin e ujit.

Këtë e tregojnë dhe pamjet e  marra nga lartë.

Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.

Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike.

Në lagjen Ajasëm  banesat janë të izoluara dhe banorët janë parë të lëvizin me varka, raporton gazetari i Ora Neës, Bepin Kolvata.