Primaret, 7 kandidatët demokratë shpalosën programin përpara qytetarëve
Erion Veliaj dhe keqqeverisja e kryeqytetit nga ai në këto 7 vite ka bërë bashkë të 7 kandidatët demokratë që do të marrin pjesë në primaret që do të prodhojnë dhe njeriun që do të përballen me atë që PD e cilëson si kryetarin e kullave të Tiranës.
Në disa njësi të Tiranës, të shtatë kandidatët që garojnë për primaret e Partisë Demokratike shpalosën programin përpara qytetarëve dhe anëtarëve demokratë të njësive përkatëse.
Këlliçi: Beteja me Veliajn beteja me të keqen, beteja me eksperimentin më të keq të rilindjes në këto 8 vite.
Fatmir Merkoci: Kërkoj votën për të mos ju zhgënjyer. Ta luftoj diktaturën se sot jemi në diktaturën e urisë.
Bogdani: Kemi zona të tëra me mjëra banor dh nuk e dimë çfarë shërbimesh marrin këta banorë.
Enkelejda Fejzo: Të mos i lëmë më hapsirë gënjeshtrave. Bashkia është e qytetarëve. Fuhet të ndodhi nëj rrotacion.
Fatmir Merkoci: Kam thënë këtu është instaluar mafia shtet dhe këtu e kam mbyllur me ju.
Bogdani: Rrugëve kryesore të Tiranës Veliaj nuk ja ka haberin. Pse? Sepse nuk ka lekë aty për të vjedhur.
Ilir Alimehmeti: Do të ofroj modelin e ndërshëmrisë. Që ditë e parë do të ofrohet auditi.
Julian Deda: Ka shumë probleme, duhet të marrësh varkay të hysh në shtëpi.
Garuesit për primaret e PD-së synim kanë të rrëzojnë Veliajn pavarsisht se kush prej tyre e fiton garën e brendshme. Gjithashtu premtojnë që Tiranës ti kthehet rigjallërimi.
