Niko Peleshi dhe Ulsi Manja shkojnë në Zadrimë të Lezhës, inspektojnë zonën e përmbytur
Ministrat Niko Peleshi dhe Ulsi Manja kanë inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet në Zadrimë të Lezhës.
Në këtë zonë dhjetëra hektarë toke bujqësore ndodhen nën ujë.
“Bashkitë me reshje të shtuara të këtyre ditëve kanë bërë një punë të shtuar gjatë këtyre ditëve për kanalet kulluese. Sa bie intensiteti i reshjeve uji kullon. Jemi në gadishmëri në të gjithë Shqipërinë. D ti përballojmë këto ditë me reshje të shtuara.”, tha Niko Peleshi.
Gjithashtu rrezikon të dalë nga shtrati dhe lumi Gjadër. Reshjet e shiut kanë përmbytur dhjetëra hektarë toke bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë të Lezhës.
Ujerat kanë dale nga shtrati, duke krijuar këtë situate problematike. Gjithashtu është bllokuar dhe rruga qe lidh fshatin Kodhel.
Situata në vend vijon të jetë shqetësues epër shkak të reshjeve.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informoi nga Shkodra për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej ditës së djeshme, si dhe për masat që po ndërmerren në përballimin e situatës.
Nga hyrja e Shkodrës, tek Harku i Bërdicës Peleshi u shpreh se ka patur reshje me intensitet shumë të lartë gjatë ditës së djeshme; kanë qenë të befta dhe kjo ka sjellë fryrjen e përrenjve dhe të basenit të Vaut të Dejës.
Ai raportoi dhe lidhur me problematikat e krijuara për furnizimin me energji elektrike.
“Gjatë natës ka patur disa problematika edhe për furnizimin me energji elektrike. Këtu kemi dhe drejtorin e OSHEE, i cili më siguron që po vendosen në kontroll të gjitha zonat dhe deri nga pasditja kur të ulet dhe intensiteti i rreshjeve të kemi furnizim të plotë me energji elektrike.
Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët sepse në disa zona ndërprerja e furnizimit bëhet për arsye sigurie, pra, nuk është se mungon energjia, por për arsye sigurie, edhe për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata.”
Për të mos rënduar kalimin ai ju ka bërë thirrje qytetarëve për të devijuar kalimin e automjeteve nga Harku i Bërdicës për të mos rënduar kalimin.
“Këtu është pika më nevralgjike e zonës së Shkodrës, e Harkut të Bërdicës. Siç e shikoni, kemi përmbytje të rrugës, kemi bërë thirrje, së bashku me prefekten, Drejtorinë e Policisë për të devijuar kalimin e automjeteve për të mos rënduar kalimin.”
Ai thotë se “Forcat e Armatosura, janë në krye të punës, duke ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike. Një familje është evakuuar në anën tjetër të rrugës dhe një tjetër pak më lart në hyrje të Shkodrës. Janë katër banesa në këtë krah që po i mbajmë në monitorim dhe nën kontroll sepse rrezikojnë dhe janë më pranë përmbytjes.”
Rreziku për përmbytje të shtuara ekziston.
“Rreziku është që ky ujë që rrjedh drejt Dajçit poshtë të shkaktojë përmbytje në ato zona ndaj jemi edhe me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në territor për të kontrolluar punën e hidrovoreve. Është shumë e rëndësishme sesi hidrovoret të jenë në punë në mënyrë që të tërheqin sa më shumë dhe të kullojnë sa më shumë.”

