Reshjet e shiut në vend, reagon presidenti Begaj: Të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, të mbrojmë jetën e pronën
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.
“Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi.”, shkruan begaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.
Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.
Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.
