Ilir Meta vizitë në Panairin e Librit, ndalet në disa stenda shtëpish botuese

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit.

Meta është ndaluar në disa stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për librat e rinj dhe të veçantë që janë sjellë këtë vit.

“Kënaqësia ishte të vizitoja stendat që promovojnë kulturën arbëreshe me të cilët kam qenë shumë i lidhur gjatë 5 viteve të kaluara si President i Republikës. Unë jam gjithmonë shumë i dhënë pas historisë se është shumë e rëndësishme për të kuptuar të kaluarën dhe për të mësuar të ardhmen dhe pa dyshim letërsia pasi kemi nevojë për art, për të dalë nga ky realitet. Një autor i zgjuar këtu thotë “Letërsinë këtu për momentin e kemi më mirë se Shqipërinë”, tha ai.