Shkodër/ Në lagjen Ajasëm banorët mbyllën makinat, nxjerrin varkat. Shikoni pamjet
Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.
Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike
Edhe në zonat periferike të qytetit ka probleme. Në lagjen Ajasëm banesat janë të izoluara dhe banorët janë parë të lëvizin me varka, raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.
"Banorët e kësaj zone për të hyrë e dalë nga banesat e tyre duhet të përdorin vetëm varkat. Një pjesë e madhe e banesave ka prezencë uji deri në 30 cm duke shkaktuar dhe dëme materiale," informon gazetari i Ora News.
Ka përmbytje të kantierit të xhamisë së Plumbit i cila i është nënshtuar një rikonstruksioni.
Në zonën e Shalës ka prezencë uji në 3 banesa por banorët nuk kanë kërkuar evakuim.
Shqetësim është mungesa e energjisë elektrike në zonat e përmbytura.
Në Bashkinë e Vaut të Dejes situata është më problematike, sin ë Vig Mnelë, Shllak , Hajmel. Nuk ka energji elektrike ndërsa dy famijle janë evakuar. Në Malësinë e Madhe kemi evakuim të dy familjeve për shkak të daljes së Përroit të Thatë.
Dalja e këtij përroi ka bllokuar rrugën kryesore të fshatit Bogë të Thethit. Është kërkuar ndërhyrja me fadroma për të rihapur qarkullimin e kësaj zone.
Në kaskadën e Drinit ka pasur rritje të nivelit të prurjeve por nuk flitet për shkarkime. Ka rritje të ndjeshme të nivelit të ujit Drin. Hidrometri i Drinit flet per nje kuote aktuale prej 4.80 metra, ndërsa në Liqenin e Shkodrës kuota është 6.80 metra.
