Stuhi dhe reshje/ Ministria e Mbrojtjes informon lidhur me situatën gjatë 24 orëve të fundit, evakuohen 2 familje

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë të gjithë vendin.

Ministria e Mbrojtjes ka informuar lidhur me situatën në vend.

Ministri Niko Peleshi raportoi se gjatë 24 orëve të fundit situate paraqitet si më poshtë:

Situata: Në qarku Lezhë  ka zona të përmbytura në zonat e ulëta. Në Ish kënnetën Torovic ka rreth 500 hektar sipërfaqe të përmbytura.  Në fshatin Trush ka ujë në siërfaqe. Në Kukës kuotat e lumenjve janë ende larg kuotave maksimale. Lumi i Mat nuk ka nivele të lërta. Lumi i Lezhës e ka kuotën plus 1 nga plus 2 që e ka. Bashkia e Pukës në disa njësi jan raportuar shembje karpatesh. Në vain e dejës siuuata disi më problematike. Është ndërprerë energjia elktike pothuajse në të gjithë qutetin.

Masat: Po punohet për mbajtjen në normalitet të rrugëve, të gjitha rrugët janë të kalueshme. Janë evakuuar në Vaun e Dejës 2 familje. Do të mblidhet dhe Komiteti i Fatkeqësive natyrore në mënyrë që të ketë një organizim për të përballuar përmbytjet.