I gjendet kanabis i ndarë në doza dhe heroinë , prangoset 29-vjeçari në Korçë
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i është gjetur kanabis i ndarë në doza dhe heroinë.
Kapja e tij u bë falë operacionii antidrogë të koduar "Vakumi".
I arrestuari është A. Ç., 29 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bulevardin "Republika", në automjetin e tij tip "Benz", iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kanabis, njofton polcia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 18, Korçë, iu gjetën rreth 290 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 560 gramë lëndë e dyshuar kanabis, fara kanabisi, 3 peshore elektronike dhe 1 aparat për mbylljen e qeseve me vakum, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
