Përmbytet kantieri i xhamisë së Plumbit, në Shkodër. Shikoni videon

Uji ka përmbytur edhe kantierin e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Situata nga reshjet më problematike është në qarkun e Shkodrës.

Uji ka hyrë dhe në lagjen Ajasëm duke bllokuar lëvizjen dhe banorët kanë nisur të përdorin varkë

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh ne nje videocall për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë, ku rreziku për përmbytje është edhe më i lartë, por edhe në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier.