Mallakastër/ Dy të rinj dhunojnë për vdekje 89-vjeçarin. E vranë për 5 mijë lekë
Gjurmët e gjakut në mure janë dëshmi e dhunës së ushtruar ndaj 89 vjeçarit Çaush Shehaj nga dy të rinj që e rrahën për vdekje nga dy të rinj pasi u futën në banesë për ta vjedhur.
I moshuari ndërroi jetë në reaminacioni e spitalit të Fierit pas plagëve të rënda që kishte marrë.
Familjarët thanë se ai ishte masakruar.
“I kanë goditur kokën në mur.”
Çaush Shehaj ishte në banesë me bashkëshorten e sëmurë, kur dy të rinjtë e identifikuar si Ervis Halimi dhe Musa Gudo i hynë në banesë.
Me kërcënimin e armës i kërkuan paratë që mbante në një kasafortë të vjetër.
Sipas dëshmive gjetën vetëm 5 mijë lekë dhe më pas e dhunuan burrin e moshuar për vdekje.
Familjarët dhe fqinjët e bashkëshortëve të moshuar thonë se ishte rast i përsëritur dhe policia kishte dështuar për të zbuluar autorët.
“E kam dajo, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë.”
Ervis Halimi dhe Musa Gudo u arrestuan disa orë pas grabitjes që përfundoi në vrasje. Atyre jug jet dhe arma me të cilën kërcënuan të moshuarin.
Një 16 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk denoncoi krimin.
