"I fundit qan ose qesh", Jul Deda nuk kursen batutat? Ngrini dy gishtat, primaret festa më e bukur

Në prezantimin e 7 kandidatëve në Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, në degët 5 dhe 12, Julian Deda nuk i kurseu batutat teksa ishte lënë i fundit në radhë për të folur.

Julian Deda: I fundit ose  qan ose qesh. Por unë jam i destinuar të qesh.

Ai e vlerësoi këtë proces, si ngjarjen më të bukur që i ka ndodhur politikës shqiptare në gjithë këto vite dhe kryesisht në 9 vitet e fundit të qeverisjes së mazhorancës që nuk kanë qenë të lehta për opozitën dhe as mbështetësit e saj.

Julian Deda: Bëni mirë të qeshni dhe ju, të ngrini kokën lart, të ngrini dhe dy gishtat lart se nuk ka festë më të bukur se këto primare. Këto janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur politikës shqiptare në gjithë këto vite, sidomos 9 vitet e fundit që e dimë si kanë qenë për ne, le të mos e kujtojmë.