Përplasen makinat në fshatin Brarë të Tiranës, plagoset 12-vjeçari

Një 43-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës si shkaktar i një aksidenti rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri. 

Shtetasi A. S duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.