Tre vjet me ujë të ndotur në çezma nga gurorja. Banorët e Postribës në protestë, Shteti hesht
Për të disatën herë banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndotjen e ujit të pijshëm. Ata thonë se uji i tyre po ndotet nga një gurore në burim të saj, ndërsa kanë bërë thirrje për ndërhyje të institucioneve të drejtësisë.
Prej 3 vitesh banorët kanë ngritur alarmin se uji që u vjen në çezmat e tyre është i ndotur. Ora News ishte në një nga banesat për ta parë dhe vetë situatën.
Ndërsa sot me shishe nga uji i ndotur në duar, banorët protestuan kudnër ndotjes së ujit.
Thane se jetesa në këto kushte është jo vetëm e vështirë por edhe e rrezikshme
Thonë se shkak për këtë është bërë ndërtimi i një guroreje e cila ka ndotur burimin e ujit.
"Gurorja ka prishur edhe bimët medicinale dhe kullotën"
Banorët e kanë çuar çështjen edhe në institucionet e drejtësisë, por thonë se deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë.
Banorët e zonës kanë deklaruar se do ta vijojnë protestën e tyre derisa institucionet të ndërhyjnë dhe situate të marrë zgjidhje.
