Durrës/ Banorët japin alarmin: Muri "xham" po çahet, policia rrethon godinën, Shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2022, 15:23
Sot pasdite Policia ka rrethuar me shirit ndërtesën buzë rrugës në sheshin “Pranvera” të Durrësit pasi sipërfaqja e madhe e xhamit ka nisur të çahet dhe po bie copa copa në trotuar dhe rrugë.
Banorët vetë njoftuan policinë e cila po përpiqet të marrë masat për të ruajtur sigurinë dhe për të parandaluar dëmtime të kalimtarëve duke urdhëruar dhe ndalimin e qarkullimit dhe devijimin nga kjo rrugë, informon gazetari i Ora News, Mark Brunga.
Shikoni videon lart.
