Hedh çantat me kanabis e tenton të ikë, policia i kap dhe shokët. Do i çonin në Mal të Zi

Hedh çantat me kanabis e tenton të ikë, policia i kap dhe

Tre çanta të mbushura me kanabis janë tentuar të trafikohen përmes kufirit jeshil drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Grabomit informon policia e Shkodrës.

Droga do të kalohej me makinë. Policia kishte informacion dhe lokalizoi mjetin. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.  

Operacioni policor u kodua “Grabom”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Hedh çantat me kanabis e tenton të ikë, policia i kap dheHedh çantat me kanabis e tenton të ikë, policia i kap dhe