Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje 64 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2022, 18:21
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet.
"Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin Amarildo Rushi, ka përplasur këmbësorin Festim Zaçellari, rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.