Tjetër grabitje por asnjë deklaratë nga policia, të moshuarës në Burrel i hyjnë natën në banesë

Një tjetër grabitje është shënuar një natë më parë në qytetin e Burrelit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në lagjen "Drita" në afërsi të ish-agjensisë.

Nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin nga banesa në të cilën jetonte vetëm një e moshuar.

Policia ka shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës për të mbledhur prova në vendngjarje, ndërsa nuk ka bërë asnjë deklaratë si në rastin e grabitjes në fshatin Gërman, dy netë më parë.