Meta: Është koha ti japim fund regjimit shpresëvrasës, Porti i Durrësit, afera skandaloze e Ramës
Nga Lezha, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht të rinjve që të marrin fatet e tyre dhe të vendit në dorë. Gjatë një takimi me strukturat e partisë që ai drejton, Meta tha se të gjithë duhet të ngrihen në këmbë kundër një regjimi skizofrenik që vjedh në mënyrë skizofrenike.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Lezha, ku sot mblodhi strukturat e partisë tha se projekti i Portit të Durrësit është një aferë skandaloze. Për Metën ndjesa e Ramës për lajmin e Manhatanit të Kroacisë është e papranueshme, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me incineratorët.
Ilir Meta: “Pardije lëshoi një twitter në panikun e zbulimit të kësaj megafere skandaloze të grabitjes së portit të Durrësit, për interesat e tij, dhe tha “Ja shikoni shqiptarë,shikoni këtë shkrimin që në vitin 2019 se si po e pret Kroacia me gëzimin më të madh kërë invesitorin që ju kam gjetur unë” - Mirëpo nuk zgjati gënjeshtra më shumë se disa orë, mbasi doli gënjeshtër. Kërkoj falje. Falja ishte, më falni që më zbuluat”
Për Ilir Metën, Shqipëria drejtohet nga armiku i saj, pasi problemet që ajo ka sot i ka pikërisht nga qeveria Rama.
Ilir Meta: “Nuk do që ti zbulohen korrupsionet e tij, nuk do që të investigohen aferat e tij, sepse çdo gjë e ka bër sot për sot, fët e fët, siç ka bërë incineratorin atje, ku vazhdon të projektojë afera të tjera në kurriz të mbarë popullit Shqiptar”
Meta i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në këmbë dhe të dalin kundër qeverisë, për të shpëtuar vendin dhe familjet e tyre nga regjimi i Edi Ramës.
Ilir Meta: “Ndaj, të gjithë të ngihemi në këmbë, për ti dhën fund njëher e mirë një lidërshipi skizofrenik që premton vetëm korrupsion skizofrenik’
Sipas Metës nëse të rinjtë ngrihen dhe protestojnë, vendi do ti kthehet shqiptarëve.
Ilir Meta: “Nuk janë më të pasur vendet e tjera por Shqipëria është më e varfër se vjedhin. Është koha ti japim fund regjimit shpresëvrasës. Nuk rriten rrogat se rriten PPP, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar rilindja” tha Meta.
Duke iu referuar buxhetit të parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm, kreu i PL-së theksoi se pagat e pensionet nuk rriten sepse rriten PPP-të, të cilat i cilësoi si mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar sekti i Rilindjes, i udhëhequr nga Edi Rama.