Berisha: Rama politikë antikombëtare me librin.Vetë thotë se me "Kurbanin" ndërtoi Sarajet e Surrelit

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzon Ramën se po ndërmerr politika antikombëtare për leximin dhe librin.

“Fondet që u pëcaktuan për blerjen e librave për biblioteka të shkollave u ndaluan me vendim antilibër të Edi Ramës.

Sali Berisha:“Ky njeri që për veten e vet pertendon që me një libër ndërtoi Sarajet e Surrelit tani takson si shtëpitë botuese dhe shtypshkronjat duke rritur kostot dhe ulur tirazhet e librit në mënyrë dramatike. Kjo është politikë e mirëfilltë antishqiptare. Vetëm tarifat dhe taksa doganore që vendos e bën librin të mbyllur në territorin e Shqipërisë kur ne jemi një komb që 2/3 e popullsisë e kemi jashtë.“ 

Berisha premtoi një politikë krejtësisht tjetër për librin me të ardhur në qeveri

Sali Berisha:“Shqiptarët duhet ta dinë që libri taksohet më shumë se në Europë. Dua të garantoj se një politikë tërësisht e ndryshme do të instalohet . Nuk do të ketë taksë edhe për shtypshkronjën dhe e Shtëpinë Botuese. Do të hiqet taksa e Shtëpive Botuese, ndërsa taksa e shtypshronjave do të jetë në nivele të pranueshme"

I vetmi libër i Kryeministrit Edi Rama është "Kurbani"