Policia lufton kontrabandën, kap gjirokastritin që futi nga Kakavija 25 steka cigare

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Gjirokastër njoftohet se është goditur një rast i kotrabandimit të mallrave.

Mësohet se është arrestuar një person pasi ka futur në Kakavijë 25 steka me paketa cigare

“Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sofratik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. Zh.

Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 25 steka me paketa me cigare, pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 aparate celular
e” informoi sot policia.

 58 vjeçari banues në Gjirokastër akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera".