Biznesmenit të hidrokarbureve i digjet makina para vilës 3 katëshe në Lezhë

Automjeti në pronësi të një biznesmeni hidrokarburesh në Lezhë, u shkrumbua nga flaket e zjarrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të së shtunës, 19 nentor, në lagjen "Bregu i Drinit" pranë Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit.

Makina tip "Mercedez clas" ishte parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë dy katëshe të biznesmenit Ndue Pjetrushi 56-vjeç, i njohur ndryshe dhe me emrin "Noshi".

Ishin pjestarët e familjes Pjetrushi të cilët kanë dëgjuar një shpërthim dhe kur kanë dalë nga banesa kanë parë automjetin në flakë. Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët ndërhynë në kohë duke shmangur përhapjen e flakeve tek automjetet apo banesat aty pranë. Dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa biznesmeni Pjetrushi thotë se nuk ka konflikte, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

“S ‘kam asnjë konflikt me askënd. Besoj të gjithë që më njohin, e dinë që s'jam i problemeve. Merrem me fushën e hidrokarbureve, transpostë nafte, Kosovë - Shqipëri, Shqipëri - Kosovë.

Unë për vete nuk dyshoj, mundë të jetë edhe zjarrëvënie e qëllimshme, këtë mund ta nxjerrin vetëm hetimi, unë s'jam specialist” tha Ndue Pjetrushi

Në lidhje me ngjarjen policia nisi hetimet, por pa arritur ende të përcaktojë shkaqet e zjarrit, pasi dhe kamerat e sigurisë së banesës kanë qenë të fikura, pasi kishin pësuar defekt.

Biznesmeni Ndue Pjetrushi ushtron prej më shumë se 20 vitesh, aktivitetin, tregtar të hidrokarbureve Shqipëri-Kosovë. 

Djegia e automjeteve në vendin tonë është një veprim që shpeshherë, përdoret kryesisht për të dërguar sinjale kriminale.

Biznesmenit të hidrokarbureve i digjet makina para vilës 3

Biznesmenit të hidrokarbureve i digjet makina para vilës 3

Biznesmenit të hidrokarbureve i digjet makina para vilës 3

Biznesmenit të hidrokarbureve i digjet makina para vilës 3