Jamie Wiseman: Zero tolerancë ndaj komenteve të politikanëve që denigrojnë gazetarët
Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë ‘nxirë’ Shqipërinë në raportin më të fundit për lirinë e mediave, duke e cilësuar si të fundit në Ballkanin Perëndimor, duke lënë mbrapa vetëm Turqinë.
Jamie Wiseman nga International Press Institute në një prononcim për gazetarin e Ora News Isa Myzyraj thotë se korniza ligjore mbetet e ulët.
Jamie Wiseman: Ajo që kemi parë si mision është se kemi pasur hapa pas sa i përket lirisë së medias. Korniza ligjore mbetet e ulët.Ka pasur ulje të progresit sa i përket ambjentit të gazetarëve të pavarur, atyre investigativë po ashtu, pluralizimi i medias mbetet një çështje serioze.
Po ka problematike mbeten dhe kushtet ku punojnë gazetarët.
Jamie Wiseman: Sa i përket kushteve në të cilat punojnë gazetarët, çështjet që diskutuam me gazetarët dhe redaktorët do të thoja se ka një klimë problematike sa i përket pagave, kushteve të punës dhe të gjithë këta faktorë shtojnë presionin ndaj gazetarëve dhe rrezikojnë që puna të mos bëhet ashtu si duhet. Puna bëhet më pak e pavarur dhe vunerabël sa i përket presionit nga qeveria ndaj është një çështje serioze që hedh themelet që gazetarët të mos e bëjnë punën e tyre si duhet dhe të jenë gjithë kohën në presion. Kjo krijon një klimë të keqe sa i takon gazetarisë.
Sulmi i gazetarëve, fyerja, për më tepër riedukimi kanë ndikuar gjithashtu në profesionalizmin e tyre.
Ndaj mesazhi i tij ishte i qartë: Zero tolerancë ndaj komenteve të politikanëve kundrejt gazetarëve.
Jamie Wiseman: Të gjitha format e ndryshme të ngacmimit dhe denigrimit të gazetarëve, komentet rreth gazetarëve, diskretitimit të tyre, të gjitha këto futen në një klimë armiqësie ndaj tyre dhe armiqësie ndaj medias. Më herët komentet e ndryshme nga kryeministri ishin shumë problematike dhe të drejtëpërdrejta.
Tani shohim një lëvizje ku këto komente që ishin fyese ndaj gazetarëve kanë rënë disi por kemi vërejtur faktin se kryeministri thotë që gazetarët duhet të shkojnë në riedukim. Kur e takuam kryeministrin këtë të premte ai tha se ishte thjesht një shaka, një humor, por pasojat e kësaj gjuhe kanë qenë ekstremisht shumë serioze për gazetarët që janë prekur nga riedukimi.
Ata janë përballur dhe me pasoja profesionale që ka prekur jo vetëm ata por edhe gazetarët e tjerë që kanë parë se çfarë ndodh kur ti pyet për interesin publik dhe kërkon komente nga kryeministri dhe ai të përgjigjet në këtë mënyrë. Ti krijon një klimë që gazetarët e tjerë të mos bëjnë pyetje dhe të kenë frikë për të pyetur. Ky qëndrim dhe koment ndaj shtypit është shumë problematik.Një nga rekomandimet tona do të jetë zero tolerancë ndaj të gjithë politikanëve që janë në partitë qeverisëse për komentet ndaj gazetarëve. Kjo gjë duhet të marrë fund një herë e mirë.
Ai theksoi se komentet që denigrojnë gazetarët nuk i kemi parë në asnjë vend në Europë, dhe veçanërisht në BE.
Jamie Wiseman: Liria e medias në Shqipëri është një nga çështjet kryesore në negociatat me BE. Nuk shohim progres nga ana e Shqipërisë por shohim ulje të progresit dhe shkuarjen në një rrugë të gabuar të vendit dhe kjo shkakton dhimbje koke të mëdha për vendet e tjera rreth e rrotull Europës.
Gazetaria e pavarur është e rrezikuar. Afërsia e pronarëve të medias me shtetin dhe nevoja për të lidhur bashkëpunim ka efekte në pavarësinë e gazetarëve. Ajo vjen nga pronari i medias, te redaktori, deri te newsrom dhe ndikon te gazetaria e pavarur.
Ne shohim disa çështje që konsiderohen jashtë limiteve dhe tema të ndryshme që kanë ndjeshmëri gazetarët nuk lejohen ti investigojnë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë direkt me pronësinë e medias dhe lirinë e gazetarëve.
