Flutura Kusari: Shteti duhet të garantojë një ambjent ku gazetaria është e mundur, nuk e shohim në Shqipëri

7 organizata të huaja dëshmuan hapat pas të bërë në lirinë e medias. Flutura Kusari nga “European Centre for Press and Media Freedom bëri një panoramë për gazetarin e Ora News Isa Myzyraj të faktorëve që kanë kontribuar në përkeqësimin e këtij mjedisi.

Flutura Kusari: Liria e mediave vazhdon të përkeqësohet në Shqipëri. Faktor kryesor e konsiderojmë se është mungesa e pluralizmit dhe një pjesë e mediave janë kapur nga interesa të biznesit që nënkupton se redaktorët, kryeredaktorët dhe gazetaët janë në influencë të drejtëpërdrejtë të dëshirave të pronarëve të cilët normalisht janë të interesuar më shumë për agjendat e tyre personale e politike sesa interesat e publikut.

Faktor tjetër është mungesa e transparencës. Gazetarët në Shqipëri e kanë të vështirë të marrin informacione nga autoritetet publike.Agjencia për Media dhe Informim, e cila u themelua me qëllimin që të centralizojë informacionin dhe ta shpërndajë më shpejt sipas gazetarëve që kemi takuar ka pasur efekt të kundër. Ende është e vështirë të merren informacionet nga ana e autoriteteve publike. Problem tjetër është qasja në dokumentet publike.

Gazetarët vazhdojnë të bëjnë kërkesa për qasje në doklumente publike por nuk marrin përgjigje, injorohen. Nga ana tjetër kur ankohen te Komisioneri kohët e fundit ata shohin se ankesat e tyre nuk zgjidhen në mënyrë po aq efikase sa janë zgjidhur më herët. Elementi i fundit ka të bëjë me diskretitimin e gazetarëve. Kryeministri nuk është duke përdorur gjuhë aq agresive sa në të kaluarën por koncepti i riedukimit ka pasoja dhe pse Kryemistri ka deklaruar se e bën me humor.

Ne njohim gazetarë që i është thënë duhet të shkosh në riedukim dhe për pasojë të humorit të kryeministrit ai gazetar nuk e ushtron më profesionin si më përpara por është vënë kryesisht për të kryer disa punë administrative. Të gjitha këto kanë kontribuar që situata të vazhdojë të përkeqësohet.

Kusari theksoi se shteti ka përgjegjësi të krijojë një klimë ku të mund të bëhet gazetari gjë të cilën thotë se nuk e shesh në Shqipëri.

Kusari: Ne jemi takuar disa me herë me kryeministrin. Të gjithë ata që bashkëpunojnë me të i njohin shumë mirë të drejtat e njeriut, obligimet e shtetit. Shtetit i takon përgjegjësia që të krijojë një ambjent ku gazetaria është e mundur, gjë që nuk është situata në Shqipëri. A e ka të vështirë kryeministri ta adresojë këtë çështje? Absolutisht po.

Sa herë interesat e biznesit përfshihen me median secili kryeministër do ta kishte të vështirë. Por nuk është i pafuqishëm, është në gjendje ku të paktën mund të marrë masa që të tregojë se ka vullnet në mënyrë që të përmirësojmë situatën.

Pamë një shkëndijë shprese pasi kryeministri pyeti nëse një dialog me gazetarët këtu do të shërbente. Ne i thamë të gjithë se do ishte i mirëseardhur. Kjo i mbetet atij dhe gazetarëve këtu që të shohin si mund të adresojnë problemet që ekzistojnë në Shqipëri.

Ajo thekson se nuk ka formulë magjike që rregullon problemet që ka Shqipëria sa i përket lirisë së mediave.

Kusari: Është terësi e masave ligjore që duhet të ndërmerren. Fillimisht duhet të respektohet vetërregullimi dhe pastaj masat ligjore. Mbi të gjitha duhet vullnet politik.