Kosova fiton në Arbitrazh, Vasilin: Me Albinin Kosova fiton, me Ramën Shqipëria humb miliona euro

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e gjykatës së Abitrazhit e cila i ka dhënë fitores Kosovës përballë një banke.

Vasili shkruan se me albinin kryeministër Kosova fiton gjyqe në Arbitrazh, ndërsa me Ramën kryeministër Shqipëria humbet miliona euro.

Vasili: Kosova me fat me Albinin, Shqipëria ne dite te zezë me Edvinin! Kur kryeministër është Albin Kurti qeveria e Kosovës fiton gjyqet ne Arbitrazhin Ndërkombëtar si ne rastin e gjyqit te fituar me Lute Credit duke i shpëtuar Buxhetit 30 milionë euro. Kur kryeministër është Edi Rama qeveria humbet qindra milion euro ne Arbitrazhe dhe te tjera humbje e presin.

Me Albin Kurtin i kursehen miliona euro nga taksat e qytetareve. Me Edi Ramën vetëm grabiten e shpërdorohen miliarda euro te taksave te qytetareve. Kosova me fat, Shqipëria ne hall! Albini do te thotë qeveri e përgjegjshme. Edi Rama do te thotë qeveri grabitëse e pangopur e djersës dhe taksave te qytetareve.