Përkeqësimi i lirisë së medias, Kalaja: Veliaj mbylli Agonin, me urdhër të tij dhe vendimi i gjykatës për Orën
Shqipëria vazhdon që të përjetojë një përkeqësim sa i përket lirisë së medias. Ky është rezultati final i një misioni faktmbledhës për lirinë e shtypit të përbërë nga 7 organizata ndërkombëtare, të cilat qëndruan në Shqipëri për 2 ditë.
Avokatja, Adriana Kalaja, e ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se ky është një realitet i prekshëm përditë.
Një nga flamurtarët e cënimit të lirisë së medias është kryebashkiaku Veliaj me dy raste flagrante Agon Chanel dhe Rtv Ora.
Kalaja: Vit pas viti kemi bërë hapa pas. Jemi dëshmitarë të asaj çfarë ndodh me fjalën e lirë, median e lirë. Kemi një vendim gjykatë të Strasburgut për një media që është mbyllur në mënyrë arbitrare. Njeriu kryesor që ka mbyllur Agon Chanel është kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Edhe konflikti me televizionin tuaj ka nisur nga kryetari i bashkisë që në mënyrë flagrante jo vetëm dhunon lirinë e të shprehurit pro kemi pasur raste mjaft flagrante kur ai vetë dhe shoqëruesit e tij kanë dhunuar fizikisht edhe gazetarët për mos qenë pjesë e lajmeve fake që ai bën.
Ekspertët kanë thënë se burimet financiare të zotit Ndroqi janë të ligjshmen ndërkohë gjykata në kundërshtim me ligjin por unë besoj nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe sidomos të Erion Veliajt kanë bërë të dalin në një vendim që e shikoj si vendim "Becchetti 2".
Kalaja thotë se Veliaj ka ngritur një strukturë që kontrollon jo vetëm mediat por deri te rrjetet sociale.
Kalaja: Janë kronikat e gatshme. Veliaj dhe bashkia Tiranë kanë ngritur një strukturë të mirëfilltë që kontrollojnë jo vetëm gjithë mediat, por edhe rrjetet sociale. Fillojnë një sulm të paprecedent të njerëzve që kërkojnë të nxjerrin aferat korruptive të Erion Veliaj dhe jo vetëm. Nga ana tjetër ne kemi pasur raste të tmerrshme ku kasetat live që na tregonin si Veliaj po mbillte një pemë apo po inaguronte një punë publike, ai nuk ishte fare në Tiranë por jashtë.
Por avokatja shton se në krye të gjithë piramidës është vetë kryeministri.
Kalaja: Nuk diskutohet që në majë të gjithë kësaj piramide që ka pushtuar median, ka blerë median është Edi Rama. Kemi parë si sulmohet dhe dhunohet në mënyrë verbale media.
Avokatja Kalaja foli edhe për megaaferën e portit të Durrësit.
Kalaja: Po dhurohet një sipërfaqe e konsiderueshme që shkon në 1.6 miliard euro. Nëse marrim në konsideratë humbjet nga vlera e truallit lidhur edhe me investimin që ne në të ardhmen do bëjmë për ndërtimin e portit në Porto Romano humbja e shtetit është në kufijtë katastrofikë. Humbjet deri në 2030 shkojnë në 8 miliard euro. Për një investim 2.1 mld euro të kesh një humbje 8 mld euro është katastrofë e madhe.
