Protesta e 6 dhjetorit, pas Ballës reagon edhe Gjiknuri: Shqiptarët nuk i presin miqtë me zhurmë

Pas kreu të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri për protestën më 6 dhjetor të opozitës.

Në këtë datë do të mbërrijnë në Tiranë do të vijnë drejtuesit e lartë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë, Gjiknuri pohon se  ata që flasin në emër të vendit nuk bëjnë as respektin minimal që i takon këtij kombi aq më tepër kur bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë.

Gjiknuri: Deklaruan sot që do bëjnë protestë meqënëse vijnë kryeministrat e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Çfarë është kjo, dashuri për vendin? Për të mirën e vendit?! Përkundrazi, le që shqiptarët se kanë pasur ndonjëherë zakon që miqtë t’i presë me zhurmë dhe me rrëmujë, përveçse ndonjërit kur pi ndonjë gotë, por përgjithësi, shqiptarët dinë të presin ashtu siç duhet. Atëherë çfarë do ti të bësh? Ti do të japësh dhe të transmetosh imazh tjetër për Shqipërinë?

E pra këta janë, ata që flasin në emër të vendit nuk bëjnë as respektin minimal që i takon këtij kombi aq më tepër kur bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mirën e zhvillimit të Shqipërisë. Dhe këta njerëz tani do dalin, do vijnë nëpër fushata elektorale, do sjellin dhe personazhe të reja, do kërkojnë dhe vota. Po çfarë votash do kërkojnë kur këta e kanë treguar se çfarë kanë bërë për këtë zonë. Se kjo zonë ndryshimin e vërtetë e pa me qeverisjen e majtë.